Ferati prezanton listën e kandidatëve të LDK-së për Istogun

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka prezantuar listën zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës për Istogun, duke e cilësuar atë si një përbërje të fuqishme të profesionistëve të dëshmuar dhe qytetarëve shembullorë.
Në këtë listë përfshihen arsimtarë, mjekë, inxhinierë, ekonomistë, juristë, gazetarë dhe sipërmarrës të gjithë me histori të suksesshme dhe të gatshëm t’i shërbejnë komunës me përgjegjësi dhe përkushtim.
“Është një listë që bashkon përvojën e gjeneratave të kaluara me energjinë dhe idetë e reja të të rinjve. Secili kandidat përfaqëson ndershmërinë, dijen dhe vullnetin për të çuar Istogun përpara,” ka deklaruar Ferati.
Ai shtoi se qëllimi i përbashkët i kësaj liste është krijimi i një Istogu ku çdo qytetar ndjehet i përfaqësuar, i dëgjuar dhe i vlerësuar.
“Rrugëtimi ynë vazhdon,” përfundoi Ferati, duke e cilësuar listën e LDK-së si garancë për zhvillim dhe përfaqësim të denjë në çdo nivel./IndeksOnline/