75 Mall Live Search
15:24 / E Shtunë, 16 Gusht 2025 / MSH

Ferati prezanton projektet e realizuara në Istog, premton se nuk do të ndalet

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati në një video ka prezantuar projektet më të mëdha që i ka realizuar gjatë katër vjetëve të mandatit si kryetar.

Ai ka thënë se ka përmirësuar infrastrukturën, hapësirat e gjelbra dhe ka forcuar dhe arsimin, kulturën dhe sportin.

“Në këto katër vite kemi punuar me përkushtim për të kthyer vizionin tonë të përbashkët në projekte konkrete. Nga përmirësimi i infrastrukturës, te hapësirat e gjelbra, arsimi, kultura e sporti ku çdo hap ka qenë në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Ferati.

“Kjo është vetëm një pjesë e rrugës që kemi nisur. Me të njëjtin përkushtim, vazhdojmë të punojmë për një Istog më modern, më të gjallë e më të zhvilluar”, ka thënë ai.