75 Mall Live Search
18:02 / E Diele, 14 Shtator 2025 / F.R

Ferati: Programi ynë për Istogun është i qartë, zhvillim, punësim dhe qeverisje të ndershme

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka mbajtur një takim me kandidatët për asamble, kryetarët e nëndegëve dhe anëtarët e Kryesisë së Degës së LDK-së, për të diskutuar organizimin dhe mobilizimin për zgjedhjet e 12 tetorit.

Përmes një postimi në Facebook, Ferati theksoi se programi i LDK-së për Istogun është i qartë: zhvillim, punësim dhe qeverisje e ndershme e transparente.

“Çdo lagje, çdo fshat dhe çdo familje do të jenë pjesë e rrugëtimit tonë,” u shpreh ai, duke shtuar se LDK hyn në garë me vizion të qartë dhe besim se “Istogu do të zgjedhë punën mbi fjalët dhe zhvillimin mbi propagandën”, ka shkruar Ferati.

Ai përfundoi me mesazhin: “Na priftë e mbara. Rrugëtimi ynë vazhdon!”/IndeksOnline/