Ferati shpall fitoren në Istog, fton për festë në sheshin e qytetit

Ilir Ferati nga LDK ka shpallur fitoren e tij në Istog.
Përmes një postimi në Facebook, ai i ftoi të gjithë për festë në sheshin e qytetit, raporton Indeksonline.
Postimi i plotë:
FALEMINDERIT, ISTOGU JONË!
Ky është Istogu i Ibrahim Rugovës. Rrugëtuam bashkë, ecëm drejt, u bashkuam të gjithë për Istogun tonë – prandaj bashkarisht fituam! Nga sot ky qytet do jetë i të gjithëve e për të gjithë – pa dallim!
Tani po festojmë bashkë, ju ftoj të gjithëve për festë në sheshin e qytetit!
Përzemërsisht i juaji,
Ilir F. Ferati