75 Mall Live Search
21:18 / E Premte, 19 Dhjetor 2025 / F.R

Ferati shpreh mbështetje për kandidatët e LDK-së në takime me qytetarët në Istog

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjatë takimeve të mbajtura me qytetarët në Studenicë dhe Trubuhoc.

Ilir Ferati, bashkë me banorët dhe strukturat lokale të partisë, diskutoi hapur për programin e LDK-së si dhe për përfaqësimin e Istogut nga deputetët e ardhshëm në Kuvendin e Kosovës.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe përkrahjes së kandidatëve që, sipas tij, përfaqësojnë interesat e qytetarëve të kësaj komune.

“Në Studenicë dhe Trubuhoc, bashkë me banorët dhe strukturat tona, diskutuam hapur për programin e LDK-së dhe përfaqësimin e Istogut nga deputetët tanë. Lumir Abdixhiku, Serbeze Kabashi-Muçaj, Shkëmb Manaj, Besim Mulaj”, ka shkruar Ferati./IndeksOnline/