Ferati takon Shtabin Emergjent në Istog: Situata është e menaxhueshme
Kryetari i Istogut, Ilir Ferati ka thirrur sot në takim Shtabin Emergjent për të diskutuar situatën e fundit pas vërshimeve. Në takim është bërë e ditur se situate është në menaxhim dhe s’ka vend për shqetësim.
“Pas vlerësimeve në terren dhe raportimeve nga të gjitha shërbimet komunale, është konstatuar se situata është e menaxhueshme dhe nuk ka vend për shqetësim.
Kjo situatë pozitive vjen si rezultat i intervenimeve të vazhdueshme që Komuna ka realizuar gjatë gjithë kësaj kohe. Sipas ekspertëve, ndërhyrjet e bëra, përfshirë edhe ato të mëhershme, kanë dhënë efekt dhe kanë ndikuar drejtpërdrejt në parandalimin e vërshimeve më të mëdha.
Ekipet komunale mbeten në terren dhe në gatishmëri të plotë, duke monitoruar vazhdimisht situatën dhe duke qenë pranë qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Istogut./Indeksonline/

