75 Mall Live Search
16:13 / E Diele, 21 Shtator 2025 / F.R

Ferati tregon kanalin e ujitjes në Lubozhdë: Investim që ushqen bujqësinë, zhvillon prodhimin dhe rrit mirëqenien

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati ka publikuar një video nga ndërtimi i kanalit të ujitjes në fshatin Lubozhdë.

Këtë projekt, ai e quajti “investim që ushqen bujqësinë, zhvillon prodhimin dhe rrit mirëqenien”.

“Rrugëtimi ynë vazhdon! I juaji, Iliri”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.