14:57 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ferdinand tregon se ku qëndron problemi i Tottenham

Ish mbrojtësi legjendar, Rio Ferdinand në një intervistë për “BT Sports” foli për skuadrën londineze, Tottenham.

Ferdinand në intervistë tha se Tottenham ka bërë hapa mbrapa në krahasim me sezonin e kaluar. Për këtë rënie nga forma Rio mendon që është si pasojë e mos shpenzimit gjatë afatit kalimtar veror, transmeton Indeksonline.

“Ekipet më të mira po evulojnë dhe po bëjnë progres dhe po i mbajnë gjërat e freskëta, kurse Tottenham nuk bëri asnjë blerje gjatë verës” tha Rio Ferdinand

“Çfarë kanë nevojë ata është dikush që fut kokën gjatë ndërprerjeve dhe që shkakton probleme në zonë”  përfundoj Ferdinand.

Tottenham së fundmi u mposht nga Barcelona në Ligën e Kampionëve me rezultat 2-4. Me këtë humbje Tottenhamja vështirësoj vetës punët për një kualifikim të mundshëm, pasi që është gjashtë pik mbrapa Interit dhe ekipit katalunas.

Kurse në ligën Angleze, është katër pik mbrapa larg vendit të parë./Indeksonline/

Temat: