Ferguson beson se Smalling është çelësi për ta ndalur Messin
Sir Alex Ferugon beson se Chris Smalling është çelësi për të ndalur Messin nga “torturimi” i Man United.
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer pret Barcelonën në “Old Trafford” sonte në ndeshjen e parë të ndeshjes së çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Është hera e parë që të dy klubet përballen në fazën evropiane që nga finalja në vitin 2011 kur Messi dominonte skuadrën angleze, shkruan IndeksOnline.
Mbrojtësi i “Djajve të Kuq” Chris Smalling, është në formën më të mirë dhe ish-shefi i tij i vjetër beson se ai do të jetë krucial në këtë takim.
“Ne kemi nevojë për mbrojtës qendror të cilët janë të gatshëm të mirrën direkt me Messin dhe që nuk shqetësohen cfarë ndodh prapa tyre”.
“Nëse ai shkon anash, është okej. Sepse ai është pak kërcënues nga anash se sa është në qendër.
Unë i thash vetes pas lojës së parë kundër Messit: “Kur ne luajmë kundër Barcelonës herën tjetër në finale të Ligës së Kampionëve, do të zgjedhja Jones dhe Smalling, ose Smalling dhe Evans, për të mbrojtur Messit. Nuk do ta lejoj që ai të na torturojë përsëri.”
Smalling më herët tha: “Përballja me Lionel Messin është diçka për t’u shijuar”.
“Megjithatë, ne kemi hasur Ronaldon dhe Mbappen dhe këto janë të gjitha sfidat që ky klub i pëlqen dhe unë them ‘sjelleni atë’.”
Messi ka 22 gola, 6 asistime dhe një het-trik në 30 ndeshje kundër klubeve angleze. /IndeksOnline/
Are you afraid of Messi?
— Elly Mwebembezi (@HEmwibembezi) April 9, 2019
Smalling : pic.twitter.com/frR33BZLyx
Ole and Mike when they think Jones & Smalling have to defend against Messi & Suarez. pic.twitter.com/8n4sh9X7Rw
— DIVYANSH (@just_a_cule) April 6, 2019