75 Mall Live Search
18:14 / E Mërkurë, 26 Maj 2021 / Blerim

Fergusoni e viziton Unitedin, u jep këshilla se si fitohet titulli

Trajneri legjendar, Alex Sir Ferguson ka vizituar skuadrën e Manchester Unitedit pak para finales së UEFA Europa League.

‘Djajtë e Kuq’ sonte zhvillojnë super finalen kundër Villarrealit, shkruan IndeksOnline

Në hotelin ku po qëndron klubi anglez nuk mungoi edhe prania e ish-trajnerit të Manchester Unitedit, Ferguson.

Ashtu sic shkruan mesfushori, Nemanja Matic – Ferguson u ka dhënë atyre disa këshilla se si fitohet titulli.

“Ne jemi gati të japim maksimumin sonte. Faleminderit për këshillat dhe mbështetjen Sir Alex”, ka shkruar mesfushori serb./IndeksOnline/