Fergusoni i kënaqur me Rashfordin por ka një sugjerim

Sir Alex Fergusoni është i gëzuar me formën aktuale të Marcus Rashfordit, mirëpo ka thënë që Manchester United ka nevojë për një golashënues ekstra.
Ish-trajneri i Djajve të Kuq ishte i pranishëm të dielën në Wembley kur Unitedi e fitoi Carabao Cup, në finalen e së cilës golin e dytë e realizoi i riu nga Manchesteri.
“Nuk mendoj që ai është qendërsulmues. Ai operon nga ana e majtë dhe ka qenë fantastik. Finalizimet e tij janë gjithmonë të mira, gjithmonë i mban goditjet poshtë – e që është e rëndësishme për një qendërsulmues – dhe ai është në formë shumë të mirë”, ka thënë Fergusoni për Sky Sports.
“Fatkeqësisht, për ne ai është burimi kryesor i golave – do të na duhej edhe një ekstra, mirëpo ai po e bën këtë”.