Ferhan Hasani takohet me drejtuesit e Dritës/ Mësohet arsyeja

Ferhan Hasani është takuar gjatë ditës me drejtuesit e Dritës ku kanë darkuar së bashku.
Indeksonline mëson se takimi ishte miqësor dhe nuk është folur për ndonjë transferim të mundshëm.
Hasani ka shumë miqësi me disa futbollistë të Kampionit në fuqi të Kosovës.
30 vjeçari ka bërë karrierë të madhe me Shkëndijën derisa për një sezon ishte pjesë edhe e skuadrës gjermane, Wolfsburg.
Ai së fundmi iu bashkua skuadrës nga Shqipëria, Tirana. /IndeksOnline/
