Ferizaj e nis mirë me trajnerin e ri, e mposht Drenicën

Skuadra e Ferizaj ka shënuar fitore 2:0 ndaj Drenicës në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Superligën e Kosovës.
Golat për skuadrën vendase i shënuan: Valmir Nafiu nga penalltia dhe Donart Llabjani, shkruan Indeksonline
Ferizaj e nisi mirë me trajnerin e ri, shqiptarin, Nevil Dede.
Me fitore “Ujqit” shkojnë në kuotën e nëntë pikëve në pozitën e 7-të./Indeksonline/