Ferit Idrizi e fiton Vushtrrinë, e mposht Sylen dhe Xhafen
Kur numërimi po shkon drejt fundit, fitorja e Ferit Idrizit vetëm sapo vuloset, raporton IndeksOnline.
Derisa janë numëruar rreth 97% të votave, Ferit Idrizi po vazhdon të prijë me 14 mijë 7 vota, apo 54.37%, ndërsa kandidati i Vetëvendosjes, Sylejman Meholli ka marrë 11 mijë e 757 vota apo 45.63%.
Me këtë rezultat, kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi ka siguruar edhe një mandat të qeverisjes me komunën e Vushtrrisë. /IndeksOnline/


