75 Mall Live Search
21:50 / E Mërkurë, 02 Qershor 2021 / OSH

Ferit Idrizi kandidat i PDK-së për Vushtrri, ndërsa Vetëvendosje garon me Artan Krasniqin

Pak kohë pasi kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku konfirmoi se kryetari aktual i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri është kandidat i kësaj partie për zgjedhjet lokale të këtij viti.

Siç merr vesh GazetaBlic, Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e vjeshtës në këtë komunë do të garojë me Artan Krasniqin.

Në anën tjetër, gazeta mëson se PDK-ja kësaj radhe do t’i hyjë garës me Ferit Idrizin.

Burime të sigurta i kanë thënë GazetaBlic se shumë shpejtë pritet edhe zyrtarizimi i tyre, në mënyrë që të bëhen gati për në fund të muajit Tetor, atëherë kur edhe pritet të mbahen zgjedhjet lokale.

Të dy këta pritet të jenë konkurrentë të fortë të Tahirit, i cili në një prononcim për “Kanal10”, sot në mbrëmje tha se gëzon shanse reale që Vushtrrinë ta fitojë pa balotazh.