Ferit Idrizi nis projektin e zgjerimit të rrugës “Dibran Imeri” në Pantinë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe kandidati për edhe një mandat, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur sot nisjen e punimeve për zgjerimin e rrugës “Dibran Imeri” në fshatin Pantinë, projekt ky që erdhi si kërkesë e banorëve.
“Kjo rrugë është lidhja e tyre e përditshme, ndaj kërkesa e tyre u kthye në punë konkrete. Në prani të banorëve filluam punimet që shumë shpejt do ta bëjnë qarkullimin më të lehtë dhe më të sigurt. E gëzofshin banorët këtë investim të merituar”, ka deklaruar Idrizi.
Ky investim, sipas kryetarit, është pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë Vushtrrisë rrugë më funksionale dhe më të sigurta për qytetarët.