75 Mall Live Search
12:36 / E Mërkurë, 08 Tetor 2025 / P M

Ferit Idrizi: “Pestova po dëshmon përkrahje të madhe, pa dallim partie”!

Kryetari aktual i Vushtrrisë dhe kandidati i PDK-së për edhe një mandat, Ferit Idrizi, ka zhvilluar sot një takim me banorët e fshatit Pestovë, ku u shoqërua nga partnerët e koalicionit – kryetari i AAK-së në Vushtrri, Mensut Ademi, dhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Maliq Ferizi.

“Si gjithmonë, kënaqësi takimi me banorët e Pestovës, të cilët i falënderoj nga zemra për pritjen e ngrohtë dhe për mbështetjen e vazhdueshme. Diskutuam për prioritetet që kemi realizuar gjatë këtij mandati dhe për planet e ardhshme për zhvillimin e komunës. Përkrahja e qytetarëve po vazhdon të jetë e madhe, pa dallim partie! Faleminderit Pestovë!”, ka deklaruar Idrizi.

Ai theksoi se puna e bërë gjatë mandatit të tij do të vazhdojë me projekte të reja zhvillimore, duke i dhënë përparësi interesit të përgjithshëm të qytetarëve.

#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve