Ferit Idrizi: Taksistët janë shtyllë e shërbimit qytetar, do t’i mbështesim edhe në mandatin e ardhshëm

Kryetari aktual i Vushtrrisë dhe kandidati i PDK-së për një mandat të ri, Ferit Idrizi, është takuar sot me taksistët e qytetit, duke i vlerësuar ata si pjesë të rëndësishme të jetës së përditshme në Vushtrri.
“Taksistët e Vushtrrisë janë pjesë e rëndësishme e jetës së qytetit, duke iu shërbyer qytetarëve tanë çdo ditë me përkushtim. Këtë pasdite u takova me ta dhe diskutuam për sfidat që i hasin në punën e tyre, por folëm edhe për mënyrat se si mund t’i mbështesim më tutje në angazhimin e tyre të përditshëm. Përkrahja jonë do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm, pasi aktiviteti i tyre është i vazhdueshëm, ashtu si është edhe rëndësia e shërbimit që ofrojnë,” ka deklaruar Idrizi.
Ai ka theksuar se mbështetja për taksistët do të jetë pjesë e planit të tij në mandatin e ardhshëm, duke e lidhur këtë me vizionin e tij për një qytet më të organizuar dhe më funksional.
#mamirëpërVushtrrinë #191