75 Mall Live Search
22:00 / E Martë, 07 Tetor 2025 / MSH

Ferit Idrizi: “Vushtrria zhvillohet vetëm kur rinia ecën përpara”

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për një mandat të dytë në krye të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, është takuar sot me të rinjtë e qytetit për të diskutuar mbi idetë dhe mundësitë që i presin në periudhën e ardhshme qeverisëse.

“Sot u takova me të rinjtë e Vushtrrisë, me të cilët bashkëbiseduam për idetë dhe mundësitë që na presin në mandatin e ardhshëm,” ka thënë Idrizi.

Ai ka theksuar se rinia ka qenë gjithmonë prioritet në qeverisjen e tij, përmes subvencioneve, bursave dhe rritjes së buxhetit për mbështetjen e të rinjve në çdo fushë të zhvillimit.

“Ky angazhim do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm, sepse Vushtrria zhvillohet vetëm kur rinia ecën përpara,” ka shtuar ai.

Fushata e Idrizit po fokusohet fuqishëm në investimet për të rinjtë, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e kushteve për arsim, kulturë dhe punësim në komunën e Vushtrrisë.