Ferizaj: 13 raste vjedhjeje dhe 9 raste dhune në familje brenda një jave

Policia rajonale e Ferizajt ka marrë një sërë masash për parandalimin dhe trajtimin e incidenteve, duke raportuar disa raste të vjedhjeve dhe dhunës në familje gjatë periudhës 24 shkurt – 2 mars 2025.
Sipas të dhënave zyrtare, janë regjistruar gjithsej 13 raste të vjedhjeve, ku: 10 raste kanë ndodhur në Ferizaj, 2 raste në Shtime dhe 1 rast në Kaçanik.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë raportuar 9 raste të dhunës në familje: 7 raste në Ferizaj dhe 2 raste në Shtërpcë.
Policia ka realizuar gjithashtu 75 arrestime të personave të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.
Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë në parandalimin dhe luftimin e krimit, duke raportuar rastet në mënyrat e mëposhtme: Në stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit “Lajmëro policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406.
Të dhënat e raportuara do të trajtohen në mënyrë konfidenciale./IndeksOnline/