75 Mall Live Search
09:54 / E Hënë, 28 Gusht 2023 / L K

Ferizaj, 5 raste të dhunës në familje brenda 6 ditëve

Në Policinë Rajonale të Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 21-27/08/2023 janë raportuar 5 raste të dhunës në familje, prej tyre 2 raste në Ferizaj , 1 rast në Kaçanik, 1 rast në Shtërpcë dhe 1 rast në Han të Elezit

Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 2 persona të dyshuar për dhunë në familje janë ndaluar në mbajtje, ndërsa 3 të tjerë janë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore.

Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë dhe hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.

Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.