75 Mall Live Search
18:37 / E Diele, 09 Nëntor 2025 / G T

Ferizaj ankohet për golin e anuluar: Turpi ju mbuloftë!

Skaudra e Ferizaj sot pësoi humbje 0:1 ndaj Dukagjinit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Superligë.

Vendasit shënuan një gol, por që u anulua nga sistemi VAR-it, shkruan Indeksonline

Përmes rrjeteve sociale, klubi ka bërë një reagim – duke e cilësuar si skandal, anulimin e golit.

“Goli i shënuar nga Betim Haxhimusa në minutën e 52-të u anulua padrejtësisht nga referi kryesor Gramoz Shala dhe referi në VAR, Lirim Jashari. Turpi ju mbuloft”, shkruhet në reagimin e klubit

Ferizaj me këtë humbje mbetet në pozitën e 9-të me 14 pikë të grumbulluara pas 13 xhirosh./Indeksonline/