12:23 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ferizaj, arrestohen 10 persona pasi organizonin skema piramidale te bixhozit të paligjshëm

Në rrugën “Liman Reka”, në Ferizaj policia e Kosovës ka kryer një bastisje.

Gjatë kontrollit në një lokal të pa regjistruar ku dyshohej për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, policia ka hasur 10 persona të dyshuar të cilët janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar, transmeton Indeksonline.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar 1350 qipa  në vlera të ndryshme me të cilët kishin qenë duke luajtur personat e dyshuar si dhe 1290€  para.

Për rastin është njoftuar prokurori, i cili e ka cilësuar rastin  dhe është duke u hetuar./Indeksonline/