75 Mall Live Search
09:04 / E Hënë, 05 Gusht 2024 / mp

Ferizaj: Arrestohen dy persona, e sulmojnë me kaçavidë një person për vendparkim

Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar dy persona për shkak të sulmit ndaj një personi me kaçavidë.

Njoftimi i policisë:

Me datën 04.08.2024 rreth orës 23:30, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në rrugën ‘’Bajram e Gursel Sylejmani ‘’ në Ferizaj është një rast i lëndimit trupor.
Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë hasur në përsonin që ishte sulmuar nga dy persona tjerë, të cilët shkak i një venparkimi të veturës, i kishin shkaktuar lëndime trupore dhe i kishin dëmtuar gomat e veturës.


Të dyshuarit: XH.H ( M/K) i moshës 75- vjeçar dhe SH.H ( M/K) i moshës 48- vjeçare janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar edhe një kaçavidë, me të cilën dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje.

Rasti është cilësuar ‘’ Lëndim i lehtë trupor’’.