Ferizaj: Arrestohet me mëngjes një 19 vjeçar, bashkëjetonte me të mitur

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,
në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar , ka arritur që sot në
orët e hershme të mëngjesit 06:30 të arrestojë një person në shtëpinë e
tij, me inicialet B.T (M/K) i moshës 19 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në
Ferizaj , për veprën penale ‘’Bashkësia jashtëmartesore me personin
nën moshën 16 vjeçare’’, me dënim burgimi prej tri (3) viteve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të
dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e
urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur
thirrjes së gjykatës.