Ferizaj: Arrestohet një person për dhunë në familje, lëndim trupor dhe armëmbajtje pa leje

Policia e stacionit në Ferizaj, përmes një komunikate për media ka njoftuar se është raportuar një rast i dhunës në familje në fshatin Greme.
Sipas policisë, i dyshuari A.A i moshës 61 vjeçar shkak i një mosmarrëveshje i kishte shkaktuar lëndime trupore vajzës së tij, e cila ka pranuar tretman mjekësor në qendrën emergjente në Ferizaj.
“Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari A.A është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit, pistoletë me 11 fishekë.
Rasti është cilësuar “Dhunë në familje, lëndim i lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje””, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/
