Ferizaj, digjet një veturë në rrethana të panjohura

Në fshatin Jezerc të Ferizajt dje në mesditë është djegur një veturë.
Sipas raportit të policisë, ankuesi ka informuar se vetura i është djegur në rrethana të panjohura.
Zjarri është fikur nga zjarrfikësit, ndërsa rasti është nën hetime, raporton Indeksonline.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fshati Jezerc, Ferizaj 20.11.2021 – 12:25. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në rrethana të pa njohura, nga zjarri është përfshirë vetura e tij. Zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Rasti në hetime