Ferizaj, dy persona tentojnë të rrëmbejnë një të mitur
Një i mitur ka raportuar se dy persona të panjohur kanë tentuar që me dhunë ta fusin në një veturë.
Sipas Policisë së Kosovës, i mituri ka arritur që të largohet nga ta, përcjellë Indeksonline.
“Viktima mashkull K-Shqiptar i mitur ka njoftuar se gjersa ka qenë në një firmë dy persona të panjohur kanë shkuar me një veturë të cilët kanë tentuar që ta fusin me dhunë në veturë por ka arrit që të largohet nga ta. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /Indeksonline/