Ferizaj, dy vetura vidhen në të njëjtën kohë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje kanë ndodhur dy vjedhje të veturave në të njëjtën kohë.
Njëra veturë raportohet të jetë më targa vendore ndërsa tjetra me targa të huaja.
Vetura e vjedhur me targa të huaja ka ndodhur në fshatin Bibaj të Ferizajt, kurse vetura me targa vendore në rrugën Selman Riza, Ferizaj.
Lidhur me rastin PK-ja ka njoftuar se janë ndërmarrë procedurat e nevojshme për hetime të mëtutjeshme, transmeton IndeksOnline.