Ferizaj: Dyshohet se dy persona qëllimshëm ia vunë zjarrin një veturës

Një person ka raportuar se sot në rrugën “Ahmet Kaçiku”, në Ferizaj i është djegur vetura e tij.
Sipas policisë vetura është e tipit “Smart”, dhe dëmi llogaritet të jetë diku rreth 20 mijë euro.
Rasti për IndeksOnline është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i rajonal i policisë Kanun Veseli, tha se për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti është cilësuar “Zjarrëvenie”.
“Më datën 24.10.2024 rreth orës 03:25 jemi njoftuar se në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, tek qendra Village Shopinng & Fun një veturë ishte përshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë dhe kanë mësuar se një veturë e tipit Smart me targa vendore ishte përfshirë nga zjarri, ndërsa zjarrfikësit kishin fikur krejt zjarrin. Nga hetimet e para, shikimit të kamerave të sigurisë, dyshohet se dy persona i kanë vënë zjarrin veturës. Dëmi i shkaktuar është rreth 20.000 Euro”, tha Veseli për IndeksOnline.