Ferizaj e çon n’shpi Rilindjen e Faruk Statovcit

Skuadra e Ferizaj është kualifikuar në fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës.
“Bardhekaltërtit” fituan minimalisht 1:0 në shtëpi ndaj Rilindjes 1974, shkruan Indeksonline
Me këtë fitore, Ferizaj eliminon ekipin që ka trajner, Faruk Statovcin dhe vazhdon më tej në Kupën e Kosovës.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Edon Sadriu në minutën e fundit pas asistit nga Filip Gligorov.
Skuadrat e kualifikuara në çerekfinale të Kupës së Kosovës, janë: Drita, Prishtina, Malisheva, Vëllaznimi i Gjakovës, Ferizaj, Prishtina e Re, Drenica dhe Llapi./Indeksonline/