Ferizaj e hap para kohe afatin kalimtar, transferon mbrojtësin nga Maqedonia e Veriut

Skuadra nga Superliga e Kosovës, Ferizaj ka bërë një perforcim ende pa filluar afati kalimtar i janarit.
Mbrojtësi qendror, Antonio Ilieski është prurja më e re e klubit të Ferizaj, shkruan Indkesonline
Lajmin e ka bërë vet klubi përmes rrjeteve sociale. Antonio Ilieski, që së fundmi ka qenë pjesë e klubit Voska Sport në Maqedoninë e Veriut, më parë ka luajtur për klube të njohura si Renova, Flamurtari i Vlorës, Kukësi.
“FC Ferizaj është i sigurt që me ardhjen e Ilieskit, skuadra do të përforcohet në mbrojtje dhe do të rrisë mundësitë për të pasur një sezon të suksesshëm”, shkruhet në postimin e bërë nga klubi
Ferizaj është në pozitën e 8-të me 20 pikë dhe synon që sezonin pranveror të largohet nga zona e barazhit./Indeksonline/