Ferizaj emëron drejtor të ri sportiv
Ferizaji është bërë me drejtor të ri sportiv.
Ai është Leart Alija, i cili zëvëndësoi drejtorin e deritanishëm, Genc Hyseni.
Lajmin e bëri të ditur klubi ferizajas, në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.
“FC Ferizaj njofton emërimin e Leart Alija në pozitën e Drejtorit Sportiv të klubit. Learti ka qenë pjesë e gjeneratave të FC Ferizajt si futbollist dhe prej vitesh është i lidhur me klubin tonë. Së fundmi, ai ka përfunduar me sukses shkollimin për Drejtor Sportiv pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, duke u pajisur me licencën përkatëse.Besojmë se njohuritë, përkushtimi dhe lidhja e tij me klubin do të jenë një vlerë e shtuar në rrugëtimin dhe zhvillimin e FC Ferizajt. Njëkohësisht, klubi falënderon Drejtorin Sportiv të deritanishëm, Genc Hyseni, për kontributin dhe përkushtimin e dhënë. Për shkak të angazhimeve personale ai nuk do të vazhdojë në këtë pozitë, por do të mbetet pranë FC Ferizajt dhe Presidentit të klubit, duke ofruar mbështetjen e tij profesionale edhe në vazhdim”, shkruhet në njoftimin e Ferizajit./IndeksOnline/

