10:56 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ferizaj: Gjendet një person i vdekur në shtëpinë e tij

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në mesditë një person është gjetur i vdekur në shtëpi të vet në Ferizaj.

“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/