75 Mall Live Search
16:36 / E Diele, 07 Shtator 2025 / MSH

Ferizaj: Gjendet një predhë e pashpërthyer

Një person ka gjetur pasditën e djeshme një predhë të pashpërthyer.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, raporton IndeksOnline.

Sipas raportit policor, ankuesi që e gjeti predhën informoi menjëherë njësitet policore.

Në vendin e ngjarjes doli njësiti për deminim i FSK-së, që tërhoqi në mënyrë të sigurt mjetin.

“Nuk raportohet për ndonjë incident”, deklaroi policia./IndeksOnline/