Ferizaj, gjendet pa shenja jete një boshnjake

Një femër, shtetase e Bosnjës, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Ferizaj.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur dje rreth orës 20:00.
Sipas policisë, njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes, teksa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion” thuhet në njoftimin e policisë.