Ferizaj/ Gjendet pa shenja jete një person, në shtëpinë e tij

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për një vdekje të dyshimtë.
Në Ferizaj, një person është gjetur pa shenja jete, transmeton IndeksOnline.
“Ferizaj 10.12.2020-08:30. Është raportuar se në një shtëpi është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/