Ferizaj- I hyjnë mërgimtarit në shtëpi dhe ja vjedhin revolen

Një qytetar nga Ferizaj ka raportuar në polici se në shtëpinë e vëllait të tij, i cili jeton jashtë Kosovës, persona të panjohur kishin kryer vjedhje, transmeton IndeksOnline.
Siç ka raportuar ai, nga shtëpia e vëllait i ishte vjedhur një revole e për të cilën ky i fundit kishte leje.
Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar./IndeksOnline/