11:03 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / OSH

Ferizaj-I sëmuri mendor rrah familjarët e tij

Një rast i rëndë ka ndodhur mesditën e së hënës në një familje në Ferizaj, transmeton IndeksOnline.

Një i sëmurë mendor ka sulmuar dhe kanosur anëtarët e familjes së tij.

Siç njofton policia gjendja e tij është rënduar, ndërsa është dërguar QKUK për trajtim.

“Ferizaj 18.01.2021 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se ai kishte sulmuar dhe kanosur viktimën femër kosovare, nënën e tij dhe familjen e saj. Sipas viktimës i dyshuari ka probleme psikike dhe është trajtuar në QKUK, por gjendja e tij psikike është e rënduar.  Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.