Ferizaj- Ja vjedhin 10 kompjuterë

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në rrugën “Tahir Sinani” në Ferizaj, kanë thyer lokalin e një personi e nga i cili kanë arritur të vjedhin 10 kompjuterë të video lojërave të modelit AMD, e të cilat siç raporton policia kapin vlerën e rreth 8 mijë eurove, transmeton IndeksOnline.
Lidhur me ketë rast është njoftuar prokurori.
Ndërsa në një rast tjetër po ashtu në orët e para të mëngjesit është tentuar të thyhet bankomanti i një banke me qëllim që të merren para që ishin aty, por se përpjekja e tyre ka dështuar.
“Njësitet policore pas pranimit të informatës, se persona të panjohur kanë dëmtuar-thyer kamerën dhe derën prapa bankomatit të një banke me qëllim vjedhje, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se, të dyshuarit nuk kanë arritur të hyjnë brenda”, thuhet në raportin e policisë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Ferizaj./IndeksOnline/