Ferizaj: Katër shoferë ndëshkohen me nga 200 euro për tejkalim të shpejtësisë
Katër shoferë janë ndëshkuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj për tejkalim të shpejtësisë.
Siç njofton Policia e Kosovës, kundër tyre është shqiptuar gjobë prej 200 eurosh, janë dhënë 2 pikë negative, si dhe u është pezulluar patenta e shoferit për tre muaj.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë me kufizim shpejtësie prej 50 km/h.
“Patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor, gjatë kontrolleve të realizuara në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ka identifikuar dhe ndëshkuar katër shoferë për tejkalim të shpejtësisë në një zonë me kufizim prej 50 km/h. B.S. (34 vjeç), me veturën Audi A4, ngjyrë hiri, me targa vendore, është ndaluar me shpejtësi 103 km/h. D.L. (33 vjeç), me veturën VË Golf, ngjyrë hiri, me targa vendore, është ndaluar me shpejtësi 87 km/h. B.K. (35 vjeç), me veturën Land Rover, ngjyrë e zezë, me targa vendore, është ndaluar me shpejtësi 83 km/h. Q.V. (37 vjeçe), me veturën Audi A4, ngjyrë hiri, me targa vendore, është ndaluar me shpejtësi 83 km/h”, thuhet në njoftimin e policisë.

