Ferizaj: Lëndohet një person në vendin e punës
Një person dyshohet se ka pësuar lëndime trupore derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës në fshatin Prelez i Muhaxherëve në Ferizaj.
Policia ka njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e qytetit.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë duke punuar në vendin e tij të punës është lënduar. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt. Njësit përkatës janë duke hetuar rastin”, njofton raporti i Policisë së Kosovës.

