20:33 / E Martë, 11 Maj 2021 / OSH

Ferizaj me inspektorin e parë për bombolat

Ani pse kur i marrin nuk janë të kontrolluara, është dikush që po jep udhëzime se si duhet të përdoren këto bombola gazi.

Këtë po e bën Musli Canolli, i cili është edhe inspektori i parë i këtij lloji në Ferizaj.

Mbikqyrja e bombolave po bëhet me qëllim që të shtohet kujdesi dhe siguria në përdorimin e tyre.

“Duke parë gjendjen në teren ka qenë i nevojshëm një inspektor do të mund të parandalojë rrezikun nga bombolat e gazit”.

E për kryetarin e Komunës Agim Aliun, vendosja e inspektorit në krye të kësaj detyre nuk është e rastësishme.

“Kishim një rast të shpërthimit të bombolës së gazit që rezultoi me pasoja, kjo na ka shtyrë që të vendosim një inspektor të veçantë për kontrollimin e bombolave”.

Aliu thotë se fokus të veçantë do të ketë gastronomia, pasi janë përdorues të rregullt të bombolave të gazit.

Derisa angazhimi i inspektorit Canolli do të jetë i përhershëm.