75 Mall Live Search
18:26 / E Diele, 24 Gusht 2025 / G T

Ferizaj merr tri pikë, e mposht Prishtinën e Re

Skuadra e Ferizaj ka vazhduar me fitore edhe në javën e dytë të futbollit kosovar.

Ekipi i Arsim Abazit ka shënuar fitore minimale 0:1 ndaj Prishtinës së Re, shkruan Indeksonline

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Prençi në minutën e 63’të (autogol).

Ferizaj shkon në kuotën e gjashtë pikëve, kurse Prishtina e Re mbetet me tri pikë./Indeksonline/