75 Mall Live Search
20:40 / E Premte, 02 Maj 2025 / MSH

Ferizaj mirëpret Festivalin Ndërkombëtar të Filmit – FerFilm, nga 2 deri më 6 maj

Qyteti i Ferizajt kthehet edhe një herë në epiqendër të kulturës dhe artit filmik, duke mirëpritur edicionin e radhës të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit – FerFilm.

Ceremonia hapëse nisi sonte në ora 20:00 në Teatrin e Qytetit, ku qytetarët dhe të ftuarit do të kenë mundësi të përjetojnë një atmosferë unike artistike.

Ferizaj, si një qytet me traditë kulturore dhe mikpritje të ngrohtë, është shtëpia ideale për një ngjarje kaq të rëndësishme ndërkombëtare.

Gjatë pesë ditëve të festivalit, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë filma nga regjisorë vendorë dhe ndërkombëtarë, të marrë pjesë në diskutime dhe të bashkëbisedojë me emra të njohur të kinemasë.