75 Mall Live Search
13:55 / E Hënë, 10 Shkurt 2025 / k.v

Ferizaj mposht Feronikelin ’74 në duelin e fundit të xhiros së parë pranverore

Ferizaj ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Feronikelit ’74, duke triumfuar me rezultat 2:1 në ndeshjen e fundit të xhiros së parë pranverore.

Trajneri Arsim Abazi debutoi me sukses në stolin e Ferizajt, duke udhëhequr ekipin e tij drejt një fitoreje të domosdoshme ndaj skuadrës së fundit në renditje. Nga ana tjetër, trajneri i Feronikelit ’74, Giovanni Colella, edhe pas këtij disfate, mbetet i vendosur për të luftuar deri në fund për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar.

Me këtë fitore, Ferizaj forcon pozitat në tabelë, ndërsa Feronikeli ’74 vazhdon të mbetet i fundit./IndeksOnline/