75 Mall Live Search
11:00 / E Shtunë, 14 Shkurt 2026 / MSH1

Ferizaj: Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje trafiku

Patrullat e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në kuadër të Rajonit të Ferizajt, gjatë kontrolleve të realizuara në pika të ndryshme të rajonit, kanë identifikuar dhe ndëshkuar pesë shoferë për shkelje të rënda në komunikacion.

Të ndëshkuarit janë:

I.G. (33 vjeç), me veturën BMW, ngjyrë hiri, me targa vendore, është ndaluar në fshatin Davidovc – Shtime, duke përdorur telefonin gjatë ngasjes.Pas verifikimit ka rezultuar se kjo ishte kundërvajtja e tretë e tij. Për këtë i është shqiptuar gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse prej 6 muajsh heqje e patentë shoferit.

A.I. (31 vjeç), me veturën VW Caddy, ngjyrë e bardhë, me targa vendore, është ndaluar në rrugën magjistrale Gërlicë – Ferizaj, i cili kishte ndalesë për drejtimin e automjeteve nga data 12.12.2025 deri më 11.03.2026.Për këtë i është shqiptuar gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse edhe për 6 muaj heqje e patentë shoferit.

A.N. (43 vjeç), me veturën VW ngjyrë e bardhë, metarga vendore, në fshatin Sojevë ka bërë tejkalim në vijë të plotë.Policia i ka shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit.

I.M. (41 vjeç), me veturën Mercedes, ngjyrë e zezë, me targa vendore, në rrugën Gërlicë–Ferizaj ka bërë tejkalim në vijë të plotë dhe i është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit.

SH.I. (56 vjeç), me veturën Seat Cordoba, ngjyrë e zezë, me targa vendore, në rrugën Gërlicë–Ferizaj ka bërë tejkalim në vijë të plotë.Edhe këtij i është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse heqje e patentë-shoferit.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë me dije se do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe të intensifikuara.

Kjo do të bëhet me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe apelon tek shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut.