Ferizaj ndez qirinj për Valentina Ibrahimin, vajzën që preku zemrat e të gjithë

Një ditë pasi ka ndërruar jetën 24 vjecarja nga Ferizaj, Valentina Ibrahimi e cila vuante nga Leukemia, qytetarët ferizajas në nderim të kujtimit për të dhe për të shprehur dhimbjen pas vdekjes saj kanë ndezur qirinj në qendër të qytetit, shkruan IndeksOnline.
Ndryshe për të ndihmuar shërimin e saj ishin solidarizuar të gjithë , jo vetëm qytetarët e Ferizajt, por cdo kosovar që kishte dëgjuar për sëmundjen me të cilën ballafaqohej ajo. Mirëpo sëmundja e kishte kapluar shpejtë dhe tani ajo më nuk është në mesin tonë.
