75 Mall Live Search
18:23 / E Diele, 12 Prill 2020 / indeksADMonline

Ferizaj në karantinë, Njësia Speciale në rrugë

18 raste me COVID-19 u konfirmuan të premten në Ferizaj, duke u rendit si komuna e katërt me më së shumti të infektuar gjithsej 20.

Pas konfirmimit të lajmit për 18 të infektuar u morë vendim që qyteti i Ferizajt të karantinohet.

Për të mbajtur nën kontroll situatën e krijuar nga koronavirusi në këtë komunë si dhe për të respektuar urdhrin e karantinës po përkujdesen edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Indeksonline iu sjell pamje nga Ferizaj, ku edhe po bëhen ndalesa të veturave në mënyrë që të mos thyhet rregullorja e vendosur nga organet e rendit.

Duhet përkujtuar që numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 283, 52 të shëruar dhe shtatë viktima./Indeksonline/