Ferizaj, nipi sulmon me thikë gjyshen

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kanosjes në Ferizaj.
Gjatë ditës së djeshme, një femër ka raportuar se është sulmuar me thikë nga nipi i saj, që dyshohet të jetë me të meta mendore, transmeton IndeksOnline.
“Ferizaj 29.12.2020, 15:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është kanosur me një mjet te mprehtë (thikë) nga nipi i saj i dyshuari mashkull kosovar dyshohet më të meta mendore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/